Ka ndërruar jetë bashkëthemeluesi i Microsoft-it,  Paul Allen, një emër po aq i madh sa Bill Gates, por më pak i bujshëm se ky i fundit. Allen, 65 vjeç, vuante nga një lloj kanceri, nga i cili ishte prekur që në vitet ’80.

Allen e la Microsoft-in që në vitin 1983, para se kompania të shndërrohej në një korporatë gjigande, pas një grindjeje me Gates, por në sajë të pjesës së partneritetit, ai shijoi miliardat të cilat i çoi në jahte, art, muzikës rock, klube sportive etj.Por njëherësh ishte dhe filantrop, duke dhuruar më shumë se 1.5 miliard dollarë.

Paul Gardner Allen ka lindur në Seattle më 21 janar 1953. Ai ishte dy vjet më i madh se Gates dhe kur ata u takuan në vitin 1968 në shkollën prestigjioze Lakeside në Seattle, ndanë bashkë pasionin për kompjutera.

Allen vazhdoi shkollimin e tij në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit, por u largua prej aty në vitin 1974 duke u punësuar në Boston. Aty ai nisi të kërkonte Gates, i cili studionte në Harvard, duke i kërkuar që të bashkoheshin në revolucionin e kompjuterëve që po lindnin.

Gates më në fund me ofertën e tij dhe në vitin 1975 krijuan një program bazë – Altair 8800. Ideja e Allenit ishte të quhej Micro-Soft, duke lidhur si mikrokompjuterin edhe softuerin në një titull.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re