Ka vdekur ushtari amerikan, i cili e braktisi vendin e tij për të jetuar një jetë të varfër në Korenë Veriore, raporton “Daily star”.
Charles Jenkins, i cili braktisi njësinë e tij të patrullimit afër kufirit të Koresë së Veriut në vitin 1965 për të jetuar një jetë në regjimin komunist.
Ai më vonë arriti të ikte nga shteti i mbyllur me botën. Kurse, në vitin 2014, Jenkins dha një deklaratë tronditëse për jetën e keqe në vendin komunist.
“Në Korenë e Veriut kam jetuar sikur një qen”, kishte thënë ai.
“Askush nuk jeton mirë në Korenë e Veriut. Asgjë nuk ka për të ngrënë. Nuk ka ujë të pijshëm. Nuk ka energji elektrike. Në dimër, ngrihesha nga të ftohtit në dhomën time, sepse muret mbuloheshin me akull “, kishte thënë më tej ai.
Rrethanat e vdekjes së 77-vjeçarit janë aktualisht të panjohura.
Përderisa jetonte në veri, Jenkins u martua me Hitomi Soga, i cili u rrëmbye nga Japonia në vitin 1980.
Çifti kishte dy vajza të Koresë së Veriut dhe Jenkins u bashkua me ta në Indonezi në korrik të vitit 2004. /SN/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re