Familjarët e 36-vjeçares, Margarita Keçi, e cila ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, janë shprehur se në qendrën Shëndetësore në Shijak, kanë shkuar tre herë dhe askush nuk u ka kushtuar rëndësi. Ndërkohë shkaqet e vdekjes së Keçit, nuk dihen ende.

“Nuk i kushtoi njeri rëndësi këtu, dhe u detyrua të shkonte në spitalin e Durrësit. Atje vdiq brenda dy orëve,”- mësohet të kenë thënë ata.

Margarita Keci 36 vjeç, vdiq ditën e djeshme në spitalin e Durrësit. Për këtë ngjarje, Policia ka vënë nën hetim dy mjekët e qendrës shëndetësore në Shijak, të cilët akuzohen se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur të resë. Mjekësia ligjore pritet të zbardhë shkaqet e vdekjes së 36-vjeçares.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re