Familjarët e 31-vjeçarit që u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Kavajës kanë hedhur dyshime të forta se mbi të mund të jetë ushtruar dhunë nga ana e efektivëve.

Kushëriri i Ilvi Metës, tha mbrëmjen e sotme në “Top Story”, tha se viktima kishte kaluar një operacion dhe vuante nga stomaku, ndërsa aty i janë gjetur shenja dhune. Sipas tij, shenja dhune janë parë edhe në bërryla dhe brinjë.

“Ne kemi parë trupin, kur ka ardhur nga morgue, kemi parë shenja të dhunës në pjesën e bërrylave, brinjave dhe stomakut. Iliv ka kaluar operacion dhe vuante nga stomaku. Në mes të stomakut kemi parë shenja dhune. I kemi të fotografuara, do të presim hetimet të kryen të thonë fjalët e tyre”, u shpreh ai.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re