Dëshmi të tjera vijnë për ngjarjen që tronditi një ditë më parë Tiranën por jo vetëm, pasi nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

Kunati i Zhaneta Josif, 56-vjeçarja që u gjet e vdekur thotë se kishte një vit që nuk e takonte Anisën, vajzën e vogël që sipas policisë kishte muaj që kishte vdekur.

Sotiri ka thënë jashtë kamerës për gazetaren Dorjana Bezat që kunata me vajzën tjetër nuk e kishin lënë të takonte Anisën duke thënë se nuk e kishte mbushur afatin për të dalë.

“Kishte një vit që nuk e takoja Anisën. Kur kam shkuar në shtëpi kunata dhe vajza tjetër më kanë thënë që se ka mbushur ende afatin për të dalë dhe nëse unë do e shihja Anisën e ndëshkonte Zoti”, ka deklaruar kunati.

Ai tregoi se familja Josufi ishin praktikantë shumë vite më parë dhe kontaktin e pare me këtë sekt e kanë marrë në Përmet, ndërsa më vonë frekuentonin një qendër tek “Selvia”.

Kunati ka deklaruar po ashtu se iu ka kërkuar që të hiqnin dorë nga praktikat e këtij sekti pasi bënin sakrifica shumë të mëdha dhe madje ka shkuar dhe në polici dhe bashki.

Këto ankesa kanë bërë edhe që mes Zhanetës dhe motrës së saj të lindnin konflikte./BW

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re