Aksidenti tragjik i autobuzit shqiptarë në Kroaci mesnatën mes të shtunës dhe të dielës pati një bilanc me një të vdekur dhe 9 të plagosur.
Viktima është identifikuar si shtetasi Gazmir Korbi.
Sipas asaj që shkruan në faqen e tij në facebook, edhe Ministri i Mbrojtjes Peleshi, viktima ka qënë ushtarak.
Konkretisht Korbi ishte pjesë e Komandës së Forcës Ajrore të ushtrisë shqiptare.
Gazmir Korbi kishte marrë lejen e zakonshme dhe pritej të kthehej në pune mes kolegeve të tij, gjë e cila për fat të keq nuk ndodhi pasi ai u nda nga jeta pas përmbysjes së autobuzit shqiptar në Kroaci.
POSTIMI I NIKO PELESHIT
I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!