Babai i 32-vjeçarit nga Erseka që ndërroi jetë pas mjekimeve për dhëmballën ka folur për mediat.

 

 

Dashamir Isai ka treguar momentet e fundit të jetës së djalit të tij ndërsa është shprehur se në dy ditët e fundit, i riu kishte shqetësime nga dhëmballa.

 

 

Pas vdekjes babai shprehet i pasigurt nëse djali ndërroi jetë prej mjekimeve të gabuara apo për shkaqe natyrale.

 

 

 

” Djali prej 3 ditësh kishte dhimbje dhëmballe dhe ka shkuar te dentisti në qytetin e Ersekës. Dy ditë më parë djali shkoi e mjekoi dhëmballën por kishte përsëri dhimbje dhe shkoi  përsëriu dje paradite.

 

 

 

Dhimbja e dhëmballës i kishte shkaktuar enjtje. Mjeku i ka dhënë disa ilaçe dhe ai i ka pirë . Këto medikamente i kanë sjellë djersitje dhe dhe këputje pasi i ka konsumuar. Dje djali pasi ka ardhur në shtëpi është shtirë dhe e gjetëm në orën 4 në gjendje të fikti. 

 

 

 

Menjëherë e kemi nisur me një mjet drejt Ersekës. Kur shkuam në spital doktori me tha se djali kishte vdekur. Nuk e di nëse ka qënë mjekim i gabuar apo erdhi nga zoti.”– ka thënë babai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re