Vdekja tragjike e Prendushe Kolës, së bashku me dy vajzat e saj Sidorela dhe Emiljana tronditi opinionin disa ditë më parë.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka bërë një reagim pas vdekjes së 18-vjeçares Sidorela, e cila ishte një studente ekselence në degën e biznesit.

Ngjarja tragjike ndodhi në Fushë-Arrëz, ku nëna me vajzat humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike. Një nga vajzat mësohet se po lahej në dush dhe dyshohet se ra në kontakt me rrymën.  Për ta shpëtuar shkoi e motra e pas saj shkoi edhe e ëma, por që fatkeqësisht ndërruan jetë të treja. Dy djemtë e familjes Kola që janë gjallë, 12 dhe 17 vjeç, do të duhet të vuajnë tragjedinë e përmasave të mëdha që goditi familjen.

Postimi nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në rrjetet sociale:

Me hidhërim të thellë morëm vesh lajmin e ndarjes nga jeta të studentes sonë të shkëlqyer Sidorela Kola, motrës dhe nënës së saj.

Kjo tragjedi e madhe ka tronditur shokët, pedagogët, mbarë komunitetin tonë universitar. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kola dhe miqtë.

Falenderoj Fakultetin e Biznesit për homazhet që po zhvillojnë për Sidorelën dhe iu bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen nismës së tyre për mbledhjen e kontributeve për familjen Kola.

Mendjet e lutjet tona janë me ta!

Prof. Dr. Kseanela Sotirofski Rektor”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re