Skip to content

Vdiq teksa hapte pusin pa leje pasi e zuri masivi i dheut, Policia prangos pronarin objektit

nuse 1

Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar, H. D., ka humbur jetën teksa po ndihmonte në hapjen e një pusi pa leje. Ai është zënë nga një masiv dheu që rrëshqiti gjatë gërmimit me fadromë.

Ngjarja ka çuar në arrestimin e dy personave: drejtuesit të fadromës dhe pronarit të pronës ku po kryhej hapja e pusit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Gramshit, u bë ndalimi i:S. B., 41 vjeç, drejtuesi i fadromës;  dhe S. D., 53 vjeç, pronari i objektit ku po hapej pusi.

Të dy janë arrestuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”. Policia bëri me dije se fadroma po punonte në mënyrë të paligjshme për hapjen e pusit në pronën e S. D., kur ndodhi rrëshqitja fatale e dheut që i mori jetën 58-vjeçarit H. D.