Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka bërë një paralajmërim të fortë për grupin militant që ka vrarë mbi 1,400 izraelitë që nga sulmi i tij i befasishëm 10 ditë më parë.

“Vdisni ose dorëzohuni! Nuk ka asnjë opsion të tretë,” tha ai gjatë një vizite në një bazë të forcave ajrore jugore izraelite.

Kujtojmë se më parë ai është zotuar se Izraeli do të “përmbyste” Hamasin dhe “të zhdukte” aftësitë e tij ushtarake.

Paralajmërimi vjen pasi bombardimet izraelite vazhdojnë në Gaza, ku një komandant i lartë i armatosur i Hamasit mbeti i vrarë.

Ayman Nofal ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Ushtarak dhe komandant i Brigadës Qendrore në Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re