Ora News siguron dosjen 22 faqe të prokurorisë së Tiranës për ndalimin e tre infermiereve të tjera dhe një sanitareje tjetër të spitalit covid 2. Ata janë arrestuar si pjesë e skemës së mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen e Covid-19 dhe familjarëve të tyre. (Foto: Ilustruese, nga spitali Shefqet Ndroqi)

Në kërkesën “Për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal” që është dorëzuar pranë gjykatës së Tiranës janë të parashtruara edhe bisedat e përgjuara mes Tires, sanitares së arrestuar dhe infermiereve të këtij spitali.

Prokuroria e Tiranës ka bërë kqyrjen e telefonit të sanitares Tire Alldervishi ku ka zbuluar se kjo shetasese ka shkëmbyer komunikime të shumta me persona të ndryshëm, kryesisht paciente dhe famijarë të tyre si dhe sanitare dhe infermiere në spitalit ”Shefqet Ndroqi”.

Zbardhen bisedat

Nga përmbajtja e këtyre e komunikimeve të realizuara nëpërmjet aplikacionit ”ËhatsApp” dhe SMS, rezulton se Tire Alldervishi, në bashkëpunim me persona të tjerë përveç rastit me pacienten Liljana Kalemi, është përfshirë edhe në disa episode të tjera, duke i kërkuar dhe marrë para familjarëve të pacientëve të shtruar në spital, për ti shërbyer të afërmve të tyre.

Nga analizimi tërësor i këtyre komunikimeve në raport me deklarimet e pacienteve apo familjareve të tyre, apo edhe me veprimet e tjera hetimore, rezulton se qëllimi i ketyre personave ka qene marrja dhe hedhja në dorë e vlerave monetare dhe duke e përdorur detyrën e tyre si mjet perfitimi personal.

Më konkretisht në datë 5 dhjetor 2020 Tire Alldervishi i ka ardhur një mesazh SMS nga  kontakti i regjistruar në telefonin e saj me emrin “Sheqere kati 3”, ku përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre është si më poshtë vijon:

Sheqere kati 3: ”Tire shko ndërroje pak Muhametin, se ta jap kafen kur të vij vetë, se ska Elda kohe.  Në rregull.  Mos harro.  Më thuaj pastaj”.

Nga verifikimet ne sistemin “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular 0682XXXXX i përket Sheqerije Koçi, e cila rezulton e punësuar pranë Spitalit Univeristar “Shefqet Ndroqi”.

Gjithashtu sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrjen dhe marrjen e dokumentave” nga spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Sheqerije Koçi figuron ne listen e infermierëve të këtij spitali.

Ndërsa shtetasi me emrin ”Muhamet” është identifikuar si shtetasi Muhamet S…., përdorues i numrit, i cili sipas dokumentacionit të administruar nga spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë rezulton të ketë qenë i shtruar si pacient në spital gjatë përiudhës kohorë që është dërguar mesazhi.

Nga ana e prokurorisë është pyetur shtetasi Muhamet S…., i cili ka deklaruar se është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” rreth datës 1 dhjetor 2020 dhe ka dalë nga spitali në datën 13 dhjetor 2020.

Emrat e stafit mjeksor që i kanë shërbyer nuk i mban mend, por njeh Sheqerije Koçi e cila punon si infermiere në atë spital, pasi vajzën e saj e ka menaxhere në biznesin e tij.

Gjithashtu mban mend dhe një infermiere që quhet Elda, e cila i ka shërbyer. Ai pohon se i ka lënë bakshish, duke mos dhënë detaje të tjera. Tire Alldervishi, ai nuk e njeh dhe nuk mban mend që ajo ti ketë shërbyer atij gjatë kohës që ka qenë i shtruar në spital.

Më 12 dhjetor 2020 Tirja komunikon me Mira Vod”. (  Mira Bushi infermiere në spital) 

Nga biseda Tirja i thotë Mirës që ka hyrë mik për të tek Ana në dhomën 6 dhe Mira i thotë që ska gjë se në i ndajmë të gjitha. Në bisedë përmendet shtetasja me emrin ”Sheqere” ku pas verifikimeve të bëra nga ana prokurorisë është Sheqerije Koçi, infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”.  Nga biseda kuptohet gjithashtu që dikush që ka qenë i shtruar, i ka dhënë diçka Sheqerijes që sipas bindjes së prokurorisë ka qene perfitim monetar.

Biseda më 12 dhjetor 2020. Biseda nis në orën 17:49

Tire Alldervishi: Si te kam. kam hyr mik dje per ty ke Ana per dhomen 6  Kam ber gabim apo mir. Nese kam gabuar te kerkoj ndjes.

Tire Alldervishi : Te perqafoj …Sflas dot Me von

Mira vod: Ska gje ne i ndajm te gjitha.

 Ai ja dha sheqeres pa u futur tek deta  Ti e di qe punojm bashke

Tire Alldervishi: Degnova qe i keni ber me dhoma

Mira vod : Ne fakt nuk i doja se ta cajne moken

Mira vod : Po ska gje ne keshtu punojm

Tire Alldervishi: Kerkoj ndjes

Mira vod :Te kam zemer. Te puth fort

Tire Alldervishi :Kafja te beft mir

Biseda më 26 shtator 2020. Biseda nis në orën 15:21

Tire Alldervishi komunikon me numrin e telefonit 069 XXXXXX  të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Sidorela Kat 3”, infermiere e spitalit covid 2

Tire Alldervishi: E pe mojsa me dha Nj 10

Sidorela Kat 3: Kur ta dha

Tire Alldervishi: Ma futi ke çanta kortonit

Sidorela Kat 3: Mua sme dha

Sidorela Kat 3: Haha ika jam te tuneli me autobuz … vlsa pa ic

Biseda më 30 gusht 2020 po në whatsApp, ora 22:20

– Sidorela Kat 3: Tire

– Sidorela Kat 3: Ca ben

– Sidorela Kat 3: Tlutem ma bej hallall e me shko cik atje

– Sidorela Kat 3: T sigurova 20 mi

– Sidorela Kat 3: Mos u ndiej me askend

 Sidorela Kat 3: Dhe vec 20 sa lek harxhove

– Sidorela Kat 3: Mthuaj

– Sidorela Kat 3: Dhe pyete sa e ka oksigjenin gezimi

– Sidorela Kat 3: Tlutem

– Tire Alldervishi: Nuk me ngretlf

– Sidorela Kat 3: Ja ta mar un njeher

– Tire Alldervishi: Nr vjollcec numer tjeter 067…

Sidorela Kat 3: Vajte

– Sidorela Kat 3: Atje

– Tire Alldervishi: Ne Gzimi kishte vajtur te interesohet nje infemjere me emrin Edlira

Biseda më 2 shtator  2020 ora 17:43

Nga analizimi i listës së pacientëve të shtruar në spitalin ”Shefqet Ndroqi”, të marrë nga ana e prokurorisë me proçesverbal të ”kqyrjes dhe marrjes së dokumentave”, rezulton që personi i cituar me me emrin ”Gzimi” është pacienti i shtruar në spital, shtetasi Gëzim L…  dhe personi që ka mbajtur kontakte me Tiren është bashkëshortja e Gëzimit, shtetasja Fatime L….  Edhe Ferzi Y….  ka qenë pacient në spitalin ”Shefqet Ndroqi”.

– Sidorela Kat 3: Ku je ti

Sidorela Kat 3: T t jap cik nr e goces s gzimit tia nxjeresh nkamer

– Tire Alldervishi: Don Gzimi me fol me gruan

– Sidorela Kat 3: Se mtha do i jap tires ndonje lek

– Sidorela Kat 3: Ok

– Sidorela Kat 3: Ja t t jap nr

– Tire Alldervishi: You deleted this message

– Sidorela Kat 3: Kush e ka kte

– Sidorela Kat 3: Nr

– Tire Alldervishi: Lidhu me kte numer

– Sidorela Kat 3: Kam frik mos me hapin ndonje problem

– Tire Alldervishi: Quhet Lume

– Sidorela Kat 3: O tire prit t mar ntel

– Tire Alldervishi: Jam mikesha Tited ti thot

Biseda më 5 tetor 2020 ora 19: 14

– Sidorela Kat 3: Ferzi ymetllari

Sidorela Kat 3: Ma gjejcik

Sidorela Kat 3: Esht kushuriri I babit

– Sidorela Kat 3: Esht nga alarupi

 Sidorela Kat 3: E ma thuj si eshte dhe do takojm ata familjaret t pim lafe

– Sidorela Kat 3: Kafe