Protesta e banorëve të “Astirit” degradoi në përplasje me policinë mbrëmjen e kësaj të hëne. Turma iu drejtua kantierit privat te ish-Shqiponja, por policia ndërhyri dhe situata u trazua.

Policia ka shoqëruar disa prej prostuesve, të cilët sërish dogjën kazanë plehrash.

Mes tyre ishin dhe deputetë demokratë, të cilët u janë bërë krah në protestën e tyre mbi dyjavore. Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen me çmime tregu për banesat që do u prishen, si ata që i kanë të ligjshme e si ata që i kanë jo të ligjshme.

Paralel me këtë zhvillim, kreu i Bashkisë Erion Veliaj ndezi pemën e festave të fundvitit te Pazari i ri, duke përcjell këtë mesazh:

 “Sot Pazari është më mirë, Tirana është më mirë. Nesër Astiri do të jetë më mirë, Unaza e Re do të jetë më mirë, Tirana do të jetë më mirë dhe gjithë Shqipëria që do të kalojë aty do të jetë më mirë. Në Tiranë sa herë bëhet një punë ka një parti që mbjell sherr. Por sa herë tejkalohet sherri dhe mbaron puna, fiton i gjithë qyteti”, tha Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re