Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke folur në një takim të Partisë Socialiste, ka hedhur akuza shumë të rënda në drejtim të kreut të opozitës Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit vendos gjoba dhe se ka braktisur protestat duke marrë “diçka në këmbim. Veliaj akuzoi gjithashtu Bashën se ka katër vila dhe tha se kunati i tij, në një vit të vështirë ekonomik, ka patur fitime shumë të mëdha.

“Si u mbyll protesta e rrugës së kombit, ca mori në këmbim, pse heshti? Pse u mbyll protesta e Astirit, ca mori në këmbim? Në vitin më të vështirë ekonomik, Lulzim Basha u bë me katër vila. Kunatit të vet i kanë shkuar fitimi përpjetë. Si shtohen të ardhurat e një familje në opozitë? Këta nuk kanë lidhje me hallet e njerëzve“, tha Veliaj.

Megjithatë, gjatë këtyre akuzave, duket se Veliajt i ka shpëtuar diçka, që i del vetëvetiu nga subkoshienca. Kur ai ngre pikëpyetjen se si mund të rrisë të ardhurat një familje në opozitë, duket sikur ai po sugjeron se njerëzit mund të pasurohen vetëm kur janë në pushtet, si ai dhe shefi i tij.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re