Kryebashkiaku Veliaj, ka një thirrje për të gjithë ata qytetarë që zgjedhin rrugën e shkurtër dhe i lënë mbeturinat ku të munden nëpër Tiranë, duke kërkuar që raste të tilla të raportohen tek aplikacioni “Tirana ime”.

“Shumë mirë që ndërruat mobiliet dhe e bëtë shtëpinë tuaj bukur bukur, por kjo nuk do të thotë që mobiliet e vjetra duhet t’i lemë në mes të rrugës. Tirana është shtëpia jonë e përbashkët dhe duhet ta mbajmë mirë.

Kolegët tanë heqin çdo ditë mbeturina nga rrugët e trotuaret. Ju lutem, raportoni çdo rast tek Aplikacioni “Tirana Ime”.”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re