Kryetari i Bashkise Erion Veliaj vlerësoi vendimin e marrë nga qeveria shqiptare për të ndaluar përdorimin e qeseve plastike, të cilat do të ulin ndjeshëm ndotjen.
 

“Një nga arritjet më të mëdha ishte kur në Tiranë vendosëm pagesën për qeset plastike. Më vjen mirë që këtë vit e kemi çuar një nivel më lart: Qeveria e Edi Ramës, Ministria e Mjedisit morën vendimin për t’i ndaluar totalisht nga 1 Korriku. Vitin tjetër do jemi akoma më mirë se sivjet me ndalimin e qeseve plastike. Shumë vende, edhe më pak të zhvilluara se ne në Afrikë, kanë marrë vendime të tilla të guximshme. Kishte ardhur koha që Tirana dhe Shqipëria të jenë pararendëse kudo në Europë për t’i ndaluar përfundimisht qeset plastike”.

Veliaj falenderoi të gjithë ata qytetarë të cilët i janë bashkuar nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës, si mbjellja e pemëve per te ndikuar pozitivisht në një mjedis më të shëndetshëm.
 
 “Fakti që këtë sezon mbollëm mbi 100 mijë pemë, është diçka që meriton mirënjohjen tonë për 100 mijë qytetarët që dhuruan modestisht pemën e tyre. Për herë të parë kemi 3 flota taksish elektrike në Tiranë dhe fakti që shumë njerëz, edhe privatisht, po fillojnë t’i marrin makinat e tyre të reja elektrike, është diçka fantastike”.
 
Kryebashkiaku se është vetëm çështje kohe që nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës të ndiqen edhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re