Gjatë fjalës së tij para Grupit Parlamentar të PD-së, kreu i saj Sali Berisha nuk mund të anashkalonte pa komentuar seancën “Veliaj” që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, një nga protestat më të shkëlqyera dhe më të rëndësishme që ka bërë PD, dega e Tiranës, por edhe të tjerë nga ardhur nga Shqipëria, është protesta për arrestimin e Erion Veliajt. Por duhet të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik.

“Nuk e di nëse e ndoqët seancën publike të Gjykatës Kushtetuese. Unë u them ju se një nga protestat më të shkëlqyera dhe më të rëndësishme që ka bërë PD, dega e Tiranës, por edhe të tjerë nga ardhur nga Shqipëria, është protesta për arrestimin e Erion Veliajt. Po! Një kryetar bashkie që ka firmosur mbi një incenerator 130 milionë euro dhe nuk i gjendet as nami dhe as nishani. Nuk është hetuar për të se është Edi Rama mbi firmën e tij. Kjo është e vërteta, që ta dini. Është Edi Rama.

Ndaj dhe ai, që ka pasur këtë dosje që ne e kemi sulmuar me qindra herë, që ti je i tillë dhe ti je i atillë, nuk e hetove, nuk e more, ai, të jemi realistë, për të marrë o do të merrte të dy, ose do ishte i padrejtë dhe i pandershëm.
Të dy nuk i merrte dot.

Por, por një gjë i tha publikut sot Erion Veliaj. Çfarë i tha? Kaq vite më parë, në X qytet të Kolumbisë, FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë. Ai bëri paralelizëm që FARC-u më rrëmbeu edhe mua në Bashkinë e Tiranës.
Por, po të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik, ne nuk mund të themi se ato nuk u shkelën tërësisht njëlloj si ato të FARC-ut.

Të themi të vërtetat. Ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim arrestimin e tij, dënimin, etj, por prapë duhet të jemi të drejtë. Vazhdojmë prapë, pse kjo ngjashmëri me FARC-un. Gjykatëses i thotë se fakti që jam këtu dhe më thirrët është shembull i ligjit, më njohët një të drejtë ligjore, por në Këshillin Bashkiak bënë 9 vendime brenda ditës. U bënë 9 vendime brenda ditës, imagjinoni, se si të lani duart me mua, dhe u lumtë këshilltarëve tanë, që ndonëse kishin një armik përballë, por në çdo rast të drejtat e njeriut janë më thelbësoret. Kërkuan me insistim që ai të dëgjohet në sallën e këshillit. Kërkuan me kërkesë të veçantë që ai të sillej, të dëgjohej. Jo, tha, nuk munda.

Pse i solla këto dy shembuj? Jo, aspak se ai është as i penduar, as i pafajshëm. Jo, jo. Por prapë në një vend demokratik, procedura është themelore. Është përcaktuese për të drejtat e njeriut, për shtetin ligjor, për të gjitha”, u shpreh Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re