Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e tyre. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës, që gjelin e detit, i cili shndërrohet në një nga pjatat kryesore në darkën e ndërrimit të viteve, ta marrin në Baldushk, edhe si një mënyrë për të kontribuar në ekonominë lokale.

 

ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE TIRANEKur dikush blen gjelin e vitit të ri në Baldushk ka ndihmuar një familje, ndihmon që fëmijët e vegjël të shkojnë në shkollë, ndihmon një pensionist apo një familje, që të rregullojë shtëpinë pas tërmetit, të vërë një çati a të blejë një elektro-shtëpiake.

 

Ftesa e tij për qytetarët është që të blejnë dhe konsumojnë produktet bio që gjenden në zonat e Tiranës.

 

ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE TIRANEFtesa për banorët është: Blini gjel të freskët nga Baldushku. Është më i miri në vend! Për gjelin e Baldushkut vijnë qytetarë edhe nga qytete të tjera. Duke blerë dhe konsumuar produkte lokale keni ndihmuar edhe ekonominë vendase. Në Tiranë gjeni jo vetëm gjelin e Baldushkut, por edhe vajin e Ndroqit, verën e Lundrës – tavolina e fundvitit mund të mbushet vetëm me produkte 0 km – pra, nga qarku i Tiranës, ku ka një pafundësi ofertash bio. Kështu ndihmon realisht një familje, që i përkushtohet jashtëzakonisht kësaj pune.

 

Në fund kreu i bashkisë shtoi se është një lajm i mirë që natën e ndërrimit të viteve Tirana do jetë e hapur për të festuar, pasi është hequr ora policore. Por, ftoi të gjithë shqiptarët që të vaksinohen në mënyrë që të rihapemi plotësisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re