Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar sot Piramidën e Tiranës së bashku me kreun e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff.

veliaj1

Veliaj u shpreh se Piramida tashmë është shndërruar në objektin më të vizituar të kryeqytetit dhe se do të kthehet në qendrën më të madhe digjitale në Ballkan.

Ndërsa shtoi se do të jetë gati të presë të rinjtë për kurse në teknologji pas pushimeve verore.

“Ndërtesa e Piramidës është hapur, bashkë me disa nga kubat. Sigurisht, ajo mbetet ende kantier, sidomos për pjesën elektronike, për të cilën ne do të shfrytëzojmë periudhën e verës, teksa fëmijët shkojnë me pushime, – të mbarojmë edhe semestrin e qendrës TUMO te Stadiumi – që kur të rikthehen nga pushimet të gjejnë Piramidën e transformuar me të gjitha pajiset teknologjike për kurset e tyre”, tha Veliaj.

veliaj

Ndërsa shtoi: “Në vjeshtë do të kemi hapjen zyrtare edhe për kurset. Në këtë moment, kemi hapur vetëm atë që quhet ‘harduare’ dhe në fund të verës do të hapim edhe atë që quhet ‘softuare’, pra pjesa e nxënies dhe e mësimit. Jam shumë i lumtur që Piramida është kthyer në një ‘mini-Mekë’, një pikë e jashtëzakonshme turistike për ta parë Tiranën në 360 gradë”

Kreu i Bordit të AADF, Michael Granoff u shpreh se: “Programi që do ndërtojmë së bashku, do të aftësojë fëmijët shqiptarë sot, për të qenë të aftë që jo vetëm të konkurrojnë në Shqipëri, por të konkurrojnë në botën e konkurrencës në të cilën ne jetojmë, për të qenë në ballë të ndryshimeve teknologjike që po përjetojmë të gjithë.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re