Skip to content

Veliaj dhe Ruçi të qeshur në një foto ndryshe: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz!

b6f06b73 350e 4fb0 ba92 0b50f2ab2c16

Ndonëse është tërhequr nga politika aktive, Gramoz Ruçi vijon që të jetë jo vetëm një mik, por edhe një bashkëpunëtor i ngushtë për socialistët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar këtë të dielë një foto me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të PS Gramoz Ruçi, me diçituren: “Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz”, duke na lënë të kuptohet se takimi me Ruçin nuk eshte rastesor.

 

Ndërkaq, dy ditë më parë, kryesocialisti Edi Rama e konfirmoi Erion Veliajn si kandidatin e së majtës për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës.