“E-transport”, është platforma risi e cila do të menaxhojë fluksin e udhëtarëvë në linjat e transportit ndërqytetas.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj foli edhe pwr subvencionimine kwtij shwrbimi dhe futjen e sistemit GPS.

 

“Ne kemi kemi thyer një tabu me subvencionimin e transportit publik, por ama konteksti i luftës në Ukrainë e kërkoi këtë ndërhyrje. Në një botë globale, ku të gjithë jemi të lidhur, sigurisht e ndjen impaktin e çmimit të naftës dhe të karburanteve. Një mënyrë ishte ajo që bëmë në Bashkinë e Tiranës si zgjedhje e përkohshme, ku çdo autobusi t’i vihet një GPS dhe përmes kësaj bëjmë subvencionim për kilometrat e bëra, saktësinë dhe disiplinën e mbërritjes në stacion”

 

Kryebashkiaku shtoi se nje pike tjeter e rendesishme është terminali lindor i autobusëve, i cili është drejt përfundimit, si dhe terminali i linjave të tjera.

 

“Duke filluar nga viti tjetër, për të gjithë transportin interurban të juglindjes do të përdoret Terminali Lindor. Ndërkohë, sapo kemi fituar gjyqin e 27-të, – për të gjithë ata që ulërasin se si do të zgjidhet trafiku në Tiranë, kur e kishin në dorë ia lanë ta copëtonin njerëz që nuk kishin lidhje me tokën dhe projektet e bashkisë përfunduan në hipotekat e lloj-lloj spekulanti, – dhe më në fund do të hapet kantieri te kthesa e Kamzës, kantieri historik për terminalin e perëndimit, të jugut dhe të veriut. Besoj se ai megaterminal aty, bashkë me shërbimet, duke qenë se është dhe pranë një nyjeje të komunikimit, do na zgjidhë njëherë e mirë çështjet e transportit interurban që futet brenda në Tiranë”

 

Ndërsa ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro u shpreh se kete vit Tirana ka pasur një bum turistësh, ku grupmosha kryesore ka qenë 20-35 vjeç.

 

“Ne kemi pasur 6.5 milionë të huaj në vend. Tirana sivjet ka qenë bum i turizmit dhe me të rinj. Grupmosha nga përgjithësisht që ishin 50 e sipër, turistët e Tiranës sivjet kanë qenë të rinj midis 20 dhe 35 vjeç. Të gjitha këto tregojnë për publik të shtuar, mobilitet, dëshirën për lëvizje”,

 

Kryebashkiaku tha se ka filluar edhe traseja e stacionit te trenit, ku behet fjale per nje lidhje te terminalit perendimor me Stacionin e Trenit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re