Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës, që i dha të drejtë kryebashkiakut Erion Veliaj dhe dënoi për shpifje ish-deputeten e PD-së, Jorida Tabaku.
Rama shkruan se janë një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish, që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje.
Postimi i plotë
Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje! Bashkëngjitur vendimi:
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fitoi gjyqin për shpifje përballë ish-deputetes së PD-së Jorida Tabaku. Veliaj e kishte paditur dhe deputeten e PD për akuzat e bëra lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re. Gjykata e ka gjobitur Tabakun me 50 mijë lekë të reja, që sipas Veliajt, do të përdoren për fondin e kopshteve dhe çerdheve.
/faxweb
