Skip to content

Veliaj fiton gjyqin ndaj kunatit të Bashës, Gjykata e Posaçme e Apelit i jep të drejtë kryebashkiakut

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar përfundimisht betejën gjyqësore, edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit, me kunatin e kryetarit të PD, Lulzim Basha, Erion Isufi.

 

Ky i fundit e kishte paditur Veliajn më shumë se një vit më parë për shpifje, për pronësinë e 4 vilave në resortet luksoze në Gjirin e Lalzit dhe një tjeter në Tiranë.

 

Pas fitoreve me Grida Dumën dhe Jorida Tabakun për shpifje në gjykatë, Veliaj ka fituar edhe gjyqin e radhës me kunatin e Bashës në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pasi nuk arriti të provonte dot se deklaratat e një viti më parë të Veliajt, se Lulzim Basha zotëron 4 vila dhe kishte aplikuar në bashki për vilën e 5-të, ishin të pavërteta.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë