Mbrëmjen e sotme në Open u diskutua situata, lidhur me masat e marra nga qeveria për koronavirusin në Shqipëri. Për këto masa foli edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Ai dha një koment edhe për padinë që ka bërë Partia Sociailste ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ku tha se shpreson që gjykata të bëjë punën e duhur.
Cili është komenti juaj ndaj padisë që ka bërë PS ndaj ish-kryeministrit Berisha?
Erjon Veliaj: Unë jam një person që kam duruar shpifje pafund ndaj meje dhe ndaj familjes time nga ai person. Ai është një virozë mendore. Shpresoj që gjykata të bëj punën e duhur.