Pak ditë para zgjedhjeve vendore në Rrogozhinë, Erion Veliaj zhvilloi një takim me Asamblenë e Partisë socialiste në këtë qark, ku nënvizoi se më 23 korrik do të fitojë puna e Edison Memollës.

 

 

ERION VELIAJ

KRYETARI I BASHKISE TIRANE

“Është shumë i rëndësishëm besimi që ka një skuadër. Në këtë fushatë kam vënë re se skuadra jonë shumë ka besim, është e vendosur dhe pavarësisht se ka një kundërshtar, i cili mund të ketë më shumë para, që mund të tallet duke thënë se ‘unë, ata të Rrogozhinës i bëj si keca’, që mund të ketë në mbështetje drejtorët, deputetët dhe kryeministrat e rënë prej vaktit, fushata jonë ka besim, ka energji pozitive, ka organizim dhe dispilinë, e sigurisht të dielën do të marrë një fitore siç i ka hije Rrogozhinës, Edisonit dhe Partisë Socialiste”

 

Kryebashkiaku falenderoi edhe demokratët që i janë bashkuar dhe vijojnë t’i bashkohen Partisë Socialiste, pasi sipas tij ata e kanë gabuar më 14 maj.

 

 “Më ka gëzuar fakti sa shumë demokratë kam takuar javët e fundit, që thonë ‘bëmë gabim, e trajtuam si bixhoz, dhe duke e trajtuar me sportivitet desh e çuam Rrogozhinën vite pas’, prandaj të gjithë demokratëve që na janë bashkuar u them: ‘Mirë se erdhët në familjen tonë, mirë se erdhët në një familje që do t’ju shërbejë dhe trajtojë të gjithëve njësoj’. Ka demokratë që janë bërë pishman për atë eksperiment dhe sot thonë ‘vetëm PS mund ta çojë qytetin përpara, ndaj nuk bëjmë eksperiment me familjen, me rrugën, me lagjen, me pastërtinë, me shkollat, kopshtet dhe çerdhet’”

 

Veliaj shtoi se partine socialiste dhe ata që i besojnë nuk ndalen as nga tërmeti, as nga pandemia e as nga temperaturat e larta, ndaj i ftoi të gjithë të bëhen bashkë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re