Shumë shpejt në rrugët e kryeqytetit do të qarkullojnë autobusët elektrikë, të cilët vijnë jo vetëm si përmirësim i shërbimit ndaj qytetarëve, por njëkohësisht edhe si shembull për uljen e ndotjes.
 
Në konferencën “bashkëpunimi territorial, perspektivë e re për nxitjen e integrimit”, Erjon Veliaj konfirmoi se tashmë është bere porosia për autobusët e parë, të cilët do të jenë lajmëtarët e revolucionit në transportin publik.
 
Kryetari i bashkisë deklaroi se po ecën me ritme të shpejta edhe ndërtimi i 10 km korsi për biçikleta, ndërsa shtoi se në shkurt do të mbërrijnë edhe 4 mijë biçikleta.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re