Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion VEliaj i ka dorëzuar “Çelësin e Qytetit” shkëlqesisë së tij monsinjor Vincenzo Paglia. Veliaj ka vlerësuar kontributin që ka dhënë Presidenti i Akademisë Papnore të Vatikanit, në Shqipëri, pas viteve 90- t, për të bashkuar forcat politike.

 

 “Edhe sot mbas 30 vitesh kontribut, si themelues i Sant’Egidio-s, ai është i pranishëm këtu, po merret me kurën paliative duke ndihmuar të gjithë ata qytetarë në nevojë, që në qytetin e Tiranës trajtohen nga komuniteti në ditët më të vështira të sëmundjes apo të rehabilitimit të tyre. Por, edhe në vitet e errëta të 1997 dhe 1998, kur si përfaqësuesi i Sant’Egidio-s, synonte të bashkonte forcat tona politike për të kuptuar që ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë”

 

Monsinjor Vincenzo Paglia vlerësoi ndryshimet pozitive te Tiranës gjate viteve te fundit.

 

Dua të falenderoj shumë kryebashkiakun për këtë gjest familjar, për dhënien e “Çelësit të Qytetit”. Unë e kam njohur Tiranën në vitin 1991, një qytet me shumë probleme, por me shumë shpresa. Por pas pothuajse 30 vitesh, është një qytet që është rritur, që ka kaluar në këtë shekull të ri me maturi dhe me një mençuri të madhe.

 

Kleriku Vincenzo Paglia, është  një ndër themeluesit e këshilltar shpirtëror i Komunitetit të Sant’Egidio, me veprimtari humanitare anembanë botës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re