16 te rinj që kanë mbaruar studimet me rezultate te larta, morën certifikatat pas përfundimit të praktikave 3 mujore në Bashkinë e Tiranës.

 

Projekti i titulluar “Fillo me një ide- Fito një intership” synon që të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre analitike dhe kërkimore.

 

Erion Veliaj: “Jam shumë i lumtur që patëm një grup fantastik djemsh dhe vajzash që bënë praktikën në Bashkinë e Tiranës. Lajmi i mirë është që disa prej tyre do të fillojnë punë në Bashkinë e Tiranës, por lajmi akoma më i mirë është që disa nga idetë që na erdhën nga të rinjtë dhe studentët që bënë praktikën këtu, janë përkthyer në buxhet, dhe do të kemi ndërhyrje direkte në terren, bazuar mbi këto projekte”.

 

Aplikantët patën mundësi të përgatisnin dhe dorëzonin propozim të plotë teknik dhe financiar të projektit, si dhe ta përfundonin studimin gjatë intership- it.

 

“Disa janë ndërhyrje në infrastrukturë e urbanistikë, të tjera kanë të bëjnë me software dhe zhvillim programesh. Kurse disa të tjera kanë të bëjnë me një ndërthurje të punës së infrastrukturës me aplikacione, ose ndërveprime për qytetarët, që u jep atyre më shumë akses në mënyrën sesi funksionon qyteti. Ajo që më pëlqeu më shumë është se për herë të parë nuk pashë vetëm projekte në infrastrukturë, por edhe në çështjet sociale, kryesisht që kanë të bëjnë me bullizmin, emancipimin, vullnetarizmin, me atë që ne themi shpesh është distanca 10 centimetra, nga njëri vesh tek tjetri, ku është gjithë mentaliteti ynë, dhe gjithë vlerat tona në mënyrën sesi e shohim qytetin”.

 

Në përfundim të programit, 5 prej projekteve dhe studimeve do të zbatohen nga drejtoritë përkatëse, ndërsa disa aplikantë janë në proces konkurrimi për t’u bërë pjesë e stafit të Bashkisë së Tiranës.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re