Në kohën kur banorët e lotit të tretë të bulevardit të ri, po kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj bën të qartë se projekti do të realizohet deri në fund.

 

Sot ka nisur lirimi i brezit të parë të shtëpive. Do të vazhdojmë kështu çdo ditë. Në Tiranë nuk do të lejojmë ‘Astirizimin’ e shoqërisë: kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara, dhe mbaj gjithë shoqërinë peng. 99.99%  e këtij qyteti do të ecë përpara, do që gjërat të bëhen me drejtësi dhe që taksat të përdoren me kujdes

 

Veliaj sqaroi se ata që deri dje kanë lejuar në breg të lumit, do të strehohen në banesa sociale.

 

 “Pyetja është: i vajte ti lumit, apo erdhi lumi te ty? I vajte ti lumit! Ajo që kemi propozuar është: Kush ka ndërtuar në shtrat të lumit, aty ku përfundon bulevardi, do marrë banesë sociale. Pra, banesë për banesë. Janë shumë herë më të mira se ato që i merr lumi. Ama, t’u marrësh lekët e shkollave taksapagueseve sepse ke ndërtuar pa leje në breg të lumit, nuk shkon. Edhe Sali Berisha që e shkatërroi këtë shtet, edhe ai nuk i përfshiu në VKM, që s’e kishte problem fare ta shkatërronte edhe më shumë. Por, kur edhe ai pati një limit të çmendurisë së vet, do të thotë që ne të tjerët duhet ta kemi patjetër një limit. Shtëpi për shtëpi, asnjë njeri jashtë, asnjë njeri i pastrehë”

 

Kryebashkiaku foli edhe për shkollën në Koder-Kamëz, ndërtimi i të cilës është kundërshtuar nga studentët dhe disa pedagog të Universitetit Bujqësor, duke thënë se bashkia po e bën ndërtimin në një truall privat tashmë të shpronësuar.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re