Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje opozitës që të çojë numëruesit e votave në Rrogozhinë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se ka qëndruar larg terrenit e qendrave të votimit sot në Rrogozhinë për të evituar çdo keqkuptim e respektuar heshtjen zgjedhore.“Dhe pse drejtues politik i PS për qarkun Tiranë, kam qëndruar larg terrenit e qendrave të votimit sot në Rrogozhinë për të evituar çdo keqkuptim e respektuar heshtjen zgjedhore!

Por tani që ka 4 orë që kutitë presin të numërohen, Saliu dhe salinjtë lokale duhet të sillen si të rritur, e të përballen me verdiktin e popullit të cilin e ftuan gjithë ditën të shprehet kundër të majtës, kundër zhvillimit e kundër perëndimit!

Shoku Sali – më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pafund! Sill numëruesit e vazhdo mbaj peng të tutë, por jo një qytet të tërë si një humbës idhnak toksik”, deklaron Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re