Ashtu sikurse u premtua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të ndihmojë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, u miratua projekt-vendimi për financimin e rikonstruksionit të shkollës “Dituria” në komunën e Preshevës.

Përmes këtij investimi, edhe fëmijët e Preshevës do të kenë mundësi që të studiojnë në kushte komode dhe të denja për ta.Ky investim ishte një premtim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë vizitës që kreu në Preshevë, ku mori dhe titullin “Qytetar Nderi”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re