Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga sheshi “Skënderbej” përcolli nderime për figurat e shtetit shqiptar, të cilët me sakrificë arritën të shpallnin Pavarësinë e Shqipërisë 106 vite më parë.
 
Gjatë fjalës së mbajtur, Veliaj teksa shprehu vlerësime për himnin kombëtar dhe historinë e kombit, u ndal edhe tek ndërtimi i “Unazës së Madhe”.
 
Veliaj tha se me ndërtimin e “Unazës së Madhe”, Tirana do të fitojë pavarësinë nga zaptimi i trafikut.
 
“Nëse sot do të dëgjonim lëvizjen dumbabën nuk  do të kishim këtë shesh, atë pazar, sheshin e lojërave tek Liqeni Artificial. Tirana me Unazën e Madhe do të ketë pavarësi nga trafiku si dhe nga zaptimi. Ky qytet nuk la pa bukë hebrenjtë. Ky qytet nuk do të lë asnjë njeri pa bukë, por ne ia kemi borxh gjeneratës zhvillimin e Tiranës. Jam mirënjohës për banorët bashkëpunues”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re