Skip to content

Veliaj “ndjek” nga burgu punimet dhe poston fotot për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”: I burgosur pa gjyq

1731157535 veliaj 752x440 1 750x375 1

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu mbrëmjen e kësaj të marte. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se është i burgosur pa gjyq enkas për ta mbajtur larg punëve të qytetit.

Por, siç shkruan kryebashkiaku puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet.

Veliaj shton se shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore që janë ndërtuar.

Postimi i Erion Veliajt:

Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet! 

Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët. 

Forca!

veliaj 2