Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë një intervistë për Endri Xhafon në Abc News.

Pas “fluturimit” të Elisa Spiropalit, e cila deklaronte se PS po punon për mandatin e katërt dhe të pestë, kryebashkiaku nuk ka shkuar aq larg, por ka deklaruar se PS do të fitojë mandatin e tretë.

Veliaj se PS është e favorizuar në zgjedhjet e ardhshme pasi sipas tij, kundërshtarët nuk mund të ofrojnë alternativë.

“Sigurisht jemi të favorizuar, çfarë ofron PD-ja, me Saliun 80 vjeç dhe me Lulin që u bë me katër vila nga tërmeti?”.

Veliaj tha se PS, ka objektiv të marrë një rezultat më të mirë se ai i vitit 2017.

“Kam një objektiv, një rezultat më të mirë se në 2017, na duhet organizim, kemi diferenca me kundërshtarin, në sondazhe jemi dy me një, ne mund të dalim edhe më mirë. Ka shumë të djathtë që takoj cdo ditë që më thonë se e provova atë timin nuk bëri asnjë shkollë. PS-ja absolutisht do të ketë një mandat të tretë” tha ai.

I pyetur a ka të pakënaqësi brenda PS-së, Veliaj tha: “Është njerëzore që ti të aspirosh për më mirë. Por Partia Socialiste është hera e parë që hyn në zgjedhje pa asnjë fraksion, e vetmja parti që çahet në katër është PD-ja, Patozi ka partinë e vet, Murrizi të vetën dhe Rudina Hajdari të vetën. PS-ja nuk ka asnjë fraksion. Në një moment kur kundërshtari humbet rrugën në oborr. Ne jemi super të karikuar dhe optimistë dhe pranë njerëzve sikur ishim në 2013. Me vjen keq për ata që janë të djathtë, por PD-ja ende nuk po reformohet”, tha Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re