Home SHQIPERIA Veliaj: Në këto 7 vite kemi 550 mijë pemë më shumë, 81 kënde lodrash dhe ambiente sportive

Veliaj: Në këto 7 vite kemi 550 mijë pemë më shumë, 81 kënde lodrash dhe ambiente sportive

0
Veliaj: Në këto 7 vite kemi 550 mijë pemë më shumë, 81 kënde lodrash dhe ambiente sportive

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në shtatë vite në Tiranë janë mbjellë 550 mijë pemë të reja.

 

Në një postim në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uron 7-vjetorin e krijimit të Agjencisë së Parqeve, e cila është përkujdesur jo vetëm për rritjen e gjelbërimit në kryeqytet, por dhe për këndet e lodrave.

“Gëzuar ditëlindjen Agjencia e Parqeve!Në këto 7 VITE kemi 550 mijë pemë më shumë, 81 kënde lodrash dhe ambiente sportive e jo vetëm. BRAVO! – Ecim para, për punë edhe më të bukura”, shkruan Veliaj.

 

Bashkia e Tiranës synon që gjer në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja, si pjesë e Pyllit Orbital.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë