Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Nju Jork, ku ka marrë pjesë në pritjen e organizuar për emërimin e gjyqtares së parë shqiptaro-amerikane në SHBA, Edit Shkreli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se ky nuk është vetëm shekulli më i mirë për Shqipërinë deri më sot, por është edhe shekulli i grave të mrekullueshme shqiptare.

“I lumtur që shoh motrën time të vogël, Edit Shkreli, të zgjidhet si gjyqtarja e parë shqiptaro-amerikane në Nju Jork, por edhe si më e reja në moshë. Historia e saj, si një emigrante 13-vjeçare, e cila e nisi çdo gjë nga zero, pas humbjes së babait – duke luftuar, studiuar dhe duke u përpjekur fort – është historia e një Hirusheje të kohës sonë. Ky nuk është vetëm shekulli më i mirë i shqiptarëve deri më sot, por mbi të gjitha është shekulli i grave të mrekullueshme shqiptare si Editi, Mira Murati dhe Ermonela Jaho – e shumë grave të tjera, që frymëzohen prej tyre! FORCA!”, shkruan Veliaj.

 

Glad to see little sister Edit Shkreli get inducted as the first Albanian-American and youngest judge, in NYC. 🇦🇱🇺🇸

Her story as a 13 year-old immigrant, starting from scratch, after losing her dad – and yet fighting, studying, struggling – is a modern day Cinderella Story. 👑… pic.twitter.com/c5nEE3X3DF

— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) December 11, 2023

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re