Arditi dhe Blerina janë një nga çiftet e reja, që shtatorin e shkuar përfituan nga programi i Bashkisë së Tiranës për kredi të butë. Në pak javë, ata përfunduan të gjitha procedurat ligjore dhe tashmë kanë një shtëpi të re, në të cilën jetojnë së bashku me vajzën 3 vjeçare, Laizan. Një nga mysafirët e parë në strehëzën e tyre ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
 
“Ju falenderoj me gjithë zemër për mikpritjen, ta gëzoni shtëpinë e re! Kur e nisëm këtë projekt, nuk besonim se do të kishte këtë impakt. Gjithmonë e pyesim veten: Këto vendime që marrim, a ia ndryshojnë jetën njeriut? Prandaj doja shumë të vija e t’ju vizitoja si familje që kishte qenë pjesë e projektit”.
 
Veliaj tha se programi për kreditë e buta për strehim tregoi se Bashkia e Tiranës funksionon më mirë sesa operatorët privatë, duke i ardhur në ndihmë jo pak, por 1 mijë familjeve të reja dhe në nevojë.
 
 “Më vjen mirë që bashkia po funksionon më mirë se privati, për shumë projekte na thonë se shteti po punon më mirë se privati. Privati mund të marrë më shumë kohë, më shumë burokraci”.
 
Kryebashkiaku dha lajmin e mirë se në shkurt do të rifillojë programi i kredisë së butë për vitin 2018 dhe të gjitha çiftet e reja mund të aplikojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re