Pos për aktin e pështirë në tarracën e Bashkisë, atë të një kurorëzimi homoseksual, krejtësisht në shkelje të ligjit, Erion Veliaj është paditur në SPAK dhe për një ndytësi franceze te Liqeni Artificial.

Ditë më parë aty, në kuadër të Javës Franceze të Kulturës, Bashkia e Tiranës lejoi e madje promovoi një shfaqje perverse për fëmijët deri në kufijtë e një skandali të paimagjinueshëm.

Ndaj, Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës ngritën një padi në SPAK kundër Erion Veliajt me objekt kallëzimi: “Vepra të turpshme”.

Juristi Altin Goxhaj, para dyerve të SPAK tha: “Është e para herë që vihet me nenin 108 – Vepra të turpshme, paragrafi 3), përfshirja e qëllimshme si dëshmitarë me veprime me natyrë seksuale e një të mituri që nuk ka rritur moshën 14 vjeç apo të një mituri që nuk ka pjekurinë seksuale”

 Kështu, veç aferave të përfolura, kryebashkiaku i Tiranës duhet të përballet dhe me akuza të sferës amorale, ku janë shkelur haptazi ligjet e shtetit shqiptar, pos goditjes që i është dhënë shoqërisë me fëlliqësitë e tyre, ku kjo e Liqenit Artificial, e denjë vetëm për njerëz të zhveshur nga çdo njerëzillëk, është servirur si spektakël. /tesheshi.com/   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re