Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka gjetur momentin sinjifikativ për të reaguar ndaj dhunës së ushtruar nga protestuesit e “Astirit” te godina që ai udhëheq, zhvillim i një ditë më parë. Pasi Tirana ka marrë në Barcelonë vlerësimin maksimal në edicionin e 8-të të Kongresit Botëror dhe Panairit të Qyteteve Inteligjente, Veliaj kaloi prej aty te “Astiri”.

Më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme që Tirana vlerësohet në Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë. Kur shikon sa qytete marrin pjesë dhe çfarë gare zhvillojnë qytetet në botë për t’u afirmuar, ndjehem shumë krenar për atë që kemi arritur në Tiranë, falë mbështetjes së jashtëzakonshme që populli i Tiranës i jep ndryshimit, punës dhe modernizimit”, tha Veliaj, duke vijuar me kontekstin politik:

“Një minorancë e zhurmshme, shashkat, zjarri, tymi, dhuna, vulgariteti nuk do ta ndalojnë Tiranën, të jemi të sigurt për këtë! Tirana do të eci përpara dhe nuk ka sot minoritet të zhurmshëm që ta ndalojë progresin e saj. Siç nuk e ndaluan dot Këndin e Lodrave te Liqeni, Pazarin e Ri, Sheshin ‘Skënderbej’, Bulevardin e Ri, nuk do ta ndalojnë as transformimin e Tiranës”, shtoi Erion Veliaj.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re