Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, zhvilluan takimin falenderues me qytetarët të cilët iu dhanë një tjetër mandat në drejtimin e pushtetit vendor.

 

Por Veliaj tërhoqi vëmendjen se puna e tyre nuk është vetëm tju shërbejnë atyre që votuan PS, por edhe pjesës tjetër që i përkasin opozitës.

 

Për 60% që janë këtu sot, që përfaqësojnë votën e Rakip Sulit, të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste, ka vetëm mirënjohje, vetëm respekt, vetëm falënderim, vetëm mëngë të përveshura për punë. Pyetja është: “si sillemi me 30% tjetër?” Do te sillemi me përulësi dhe u themi atyre se vota për Partinë Socialiste do u shërbejë edhe demokratëve. Vota për Partinë Socialiste do bëjë kopshte e shkolla edhe për fëmijët e demokratëve. Unë besoj se kjo është mënyra e duhur për t’u kthyer, jo si triumfalistë. Nuk kemi mundur hasmin, nuk kemi mundur armikun, nuk e kemi nxjerrë jashtë pushtuesin. Kemi pasur një garë ku idetë tona, punët tona, kandidati ynë Rakip Suli dhe forca jonë, e Edi Ramës, Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet me një votë të lirë.

 

Ndër të tjera Veliaj tha se investimet në Tiranë dhe në Kamës do të vijojnë paralelisht.

 

Njerëzit në Kamëz nuk janë bërë detyrimisht socialistë, por kanë logjikë dhe nëse kanë parë që Rakipi ka bërë çerdhe, ku çojnë fëmijë të majtë dhe të djathtë, atëherë na duhen më shumë çerdhe dhe për sa kohë që Rakipi bën çerdhe të mira, na duhet të votojmë Rakipin. Janë thjesht prindër të mirë, që duan më shumë çerdhe, më shumë kopshte si ato që di të bëjë Rakipi dhe Partia Socialiste. Nëse Rakipi provoi që në një mandat bëri një urë, që ne jo të na ndajë lumi, por të na bashkojë, atëherë kur të bëjmë shtatë ura, Tirana dhe Kamza do të jenë dy motra të pandara në zhvillim, në progres, në mirëqenie dhe në të gjithë projektet e bukura që ne kemi.

 

Në fund Veliaj renditi edhe disa nga projektet arsimore dhe në infrastrukurë që priten të realizohen në mandatin e ri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re