Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të skulptorit të njohur, Agim Rada.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se Rada la shumë gjurmë jo vetëm në Tiranë, por kudo në Shqipëri, me veprat e tij unike.

 

“Lajm fort i hidhur ikja e papritur e skulptorit Agim Rada – një mik i mirë, koleg dhe artist i pashoq i qytetit tonë.

Ai la shumë gjurmë jo vetëm në Tiranë, por kudo në Shqipëri, me veprat e tij unike, duke jetësuar Onufrin, Marin Barletin, Gjergj Fishtën, Petro Markon e shumë figura të tjera. Agimi riprodhoi me mjeshtëri edhe bustin e Skënderbeut, që sot lartohet në Parkun Qendror të Budapestit, e dhuruar nga Bashkia e Tiranës.

U prehsh në paqe mjeshtër”, shprehet Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re