Pista e re e atletikës e ndërtuar nga Bashkia e Tiranës dhe mbështetja për Sport Klub Tiranën ka bërë që rezultatet të mos vonojnë.

 

Luiza Gega u rendit e dyta në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour” në Angli këtë të shtunë, rezultat që i siguron dhe një biletë për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd.

 

Kjo arritje është përshëndetur dhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili shkruan se kjo është prova se kur sporti e qyteti bashkëpunojnë ka rezultat.

 

Ai thekson se tashmë është koha që edhe në futboll, të largohet llumi e t’i jepet dorë talenteve që e kanë pasion futbollin.

 

“Ja prova se kur sporti e qyteti bashkëpunojnë ka rezultat. Koha që në çdo disiplinë, edhe në futboll, të largohet llumi e t’i jepet dorë talenteve që e kanë pasion futbollin, jo biznes. Forca! Luiza Gega super, renditet e dyta në turneun e Mançesterit”, shkruan Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re