Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar një foto ku shfaqet në mes dy emrave të rëndësishëm të larguar nga radhët e LSI-së e që tani i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Në foto Veliaj shfaqet me ish-ministrin e LSI- së, Nasip Naço dhe ish-deputetin e po kësaj partie në Berat, Gledion Rahovica.

“Bashkimi bën fuqinë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Twitter.

Kohët e fundit nga Lëvizja Socialiste për Integrim janë larguar shume persona të rëndësishëm dhe anëtarë, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re