Ujë 24 orë në Tiranë është një projekt mëse i realizueshëm sipas Erion Veliajt. Në prezantimin e planit strategjik 5-vjeçar kryebashkiaku theksoi se sot popullsia e kryeqytetit eshte rritur shume.

 

“Tirana që menaxhojmë sot, e krahasuar me Tiranën e vitit 2015, është 29 herë më e madhe si territor. Ne shkuam nga një Tiranë me 42 km2, në një Tiranë 1250 km2, pra po krahasojmë Tiranën 29 herë më të madhe me 6 herë e gjysmë ujë më shumë, krahasuar me një Tiranë 29 herë më të vogël, me vetëm 10% ujë në 24 orë. Kjo do të thotë se përpjekja jonë titanike është shpërblyer. Ajo skuadër që e çoi nga 10% në 65% të qytetit me ujë 24 orë sot – një Tiranë që është 29 herë më të madhe – sigurisht që mund ta çojë edhe 100%, sepse vetëm ata që punojnë mund ta çojnë deri në fund projektin tonë për ujë 24 orë”

 

Veliaj foli edhe për investimet e reja që bashkia do bëjë në rrjetin e ujësjellësit.

 

“Na duhet një unazë, e cila është ndoshta investimi më i madh që ne bëjmë në Ujësjellës, pas rrjetit të dedikuar që kemi nga Bovilla deri në impiant, pas dyfishimit të impiantit. Unë besoj se rrjeti unazor me degët e presionit dhe prurja e një burimi të ri, që është një ogur i bardhë në Tiranë, besoj se do të hyjnë në histori si disa nga investimet më të mëdha në histori në 100 vitet e fundit të Tiranës kryeqytet për ujin e pijshëm”  

 

Sipas Kryebashkiakut çmimi i ujit në Tiranë është në fashën më të ulët në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re