Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e “Javës Botërore të Ujit” në Amsterdam kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi se do të dyfishohet sasia e furnizimit për qytetarët e Tiranës falë investimeve ne stacionin e Bovillës.

Ky është prioritet, tha kryebashkiaku, fill pas furnizimit me ujë të Astirit që prej muajit gusht, që mbylli një plagë të vjetër në këtë zonë.

Në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit 2020, duam që për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet të kemi zgjidhur përfundimisht shtesën e impiantit të Bovillës me dyfishimin e filtrit që sjell ujë në qytet. Duke bërë këtë, dyfishojmë edhe sasinë e ujit që shkon në të gjithë rrjetin e shpërndarjes së qytetit tonë”.

Kryebashkiaku tha se  me mbylljen e punimeve në lumin e Lanës bashkia do të fokusohet në impiantin e pastrimit të ujërave të zeza në Kashar.

“Në reshje si të sotmet, lumi i Tiranës përfshinte të gjitha njësite 4, 8, 9 dhe 11. Sot Lumi i Tiranës është një përrallë nga e kaluara, por kjo nuk do të thotë se sfidat kanë mbaruar. Ende duhet të përfundojmë, bashkë me qeverinë shqiptare, impiantin e pastrimit të ujërave të zeza në Kashar.

Kreu i bashkisë  theksoi se pas dyfishimit të sasisë së ujit, Bashkia e Tiranës do të fokusohet në përmirësimin e rrjetit në çdo lagje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re