Kryetari i Bashkisë së Tiranës priti sot ambasadorin e ri të OSBE-së në Tiranë, Guido De Sanctis.

 

Erion Veliaj e vuri theksin tek rëndësia e forcimit të partneritetit.

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISË TIRANË

 

“Shpresoj që tradita e mirë që kemi filluar me OSBE-në ndër vite, të vazhdojë të rritet edhe në këtë bashkëpunim që nisim bashkë. Ndërkohë, është një lajm i shkëlqyer që Tirana do të jetë Presidenca e “B40”-ës për vitin tjetër. Mezi pres që edhe në këtë partneritet të madh mes qyteteve, të kemi një bashkëpunim të mirë në këtë mundësi unike që i është dhënë Tiranës për të qenë presidenca e “B40”-ës për 2024-ën.

 

Ambasadori i ri i OSBE-së në Tiranë u shpreh i interesuar për të thelluar bashkëpunimin e mëtejshëm me Bashkinë e Tiranës.

 

“Ky është një qytet shumë dinamik dhe tani po e kuptoj se përse, edhe e pëlqej shumë Tiranën. Qyteti është duke u rritur dhe mikpritja është e jashtëzakonshme këtu. Unë përfaqësoj OSBE dhe e kuptoj se kemi një histori të gjatë bashkëpunimi me bashkinë. Ne duam ta rrisim këtë bashkëpunim, duam ta zhvillojmë. Kemi projekte, po diskutojmë se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen dhe jam i sigurt që është gjithashtu në të mirën e popullit të Shqipërisë, të Tiranës, dhe është gjithashtu në të mirën e sigurisë së rajonit”.

 

Diplomati Guido de Sanctis nënvizoi se duhet bërë më shumë për rritjen e sigurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re