Erion Veliaj ka pritur në një takim kryetarët e bashkive të Veronës, Damiano Tommasi dhe të Viçencës, Giacomo Possamai për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit për pastrimin dhe mbledhjen e mbetjeve në Tiranë, përmes kompanisë publike “EcoTirana”.

 

Me zgjerimin e mbulimit të saj, kompania “EcoTirana” do t’u shërbejë më shumë se një million banorëve.

 

“Këshilli Bashkiak i Tiranës sapo mori vendimin që ne ta zgjerojmë zonën e pastrimit, nga qendra drejt Tiranës metropolitane, duke përfshirë edhe fshatin dhe lagjet e periferisë. Pra, kompania jonë e përbashkët publike, “EcoTirana”, duke filluar nga viti tjetër, do ta zgjerojë veprimtarinë e saj cep e më cep të Tiranës”

 

Kryebashkiaku nënvizoi se mes tre bashkive po shihet mundesia që bashkëpunimi të shtrihet edhe në fusha të tjera, si në transport dhe energji.

 

“Kemi ambicie për të bërë më shume, edhe për transportin dhe energjinë. Bashkëpunimi ynë është një Partneritet Publik-Publik, që përfaqësohet nga dy bashkitë e Veronës dhe Vicenzës nga Italia, dhe Bashkia e Tiranës. Mezi pres që këtë punë fantastike, që kemi nisur ta çojmë më tej, ta zgjerojmë, dhe të jemi të dobishëm edhe për qytetet e tjera”

 

Dy kryebashkiakët italianë patën mundësinë të takohen edhe me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re