Bashkia e Tiranës ka gati Kartën e Studentit. Kryebashkiaku Veliaj listoi në prani të Ministres Shahini edhe shërbimet që studentët përfitojnë falas ose me çmime tepër të reduktuara. Ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës do fillojë punën fakultet më fakultet, në të njëjtën mënyrë siç është dhënë karta e identitetit dhe pasaporta në zyrat e “Aleat”. “Do ketë minikioska të vogla në çdo fakultet dhe do themi, nga kjo datë në këtë datë do jemi tek Filologjiku, nga kjo deri në këtë datë tek Socialja, Artet dhe kështu me radhë tek Juridiku. Pra për t’i dhënë një diapazon kohor disaditor edhe në varësi të numri të studentëve që janënë secilin fakultet. Brenda muajit maj ne bëjmë pajisjen me kartë universiteti, kartë studentore të të gjithë Universitetit të Arteve, Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik ka 3660 studentë, i Shkencave Sociale, 1920, i Drejtësisë 2021 studentë, i Gjuhëve të Huaja 3799, Histori – Filologji 1800, Shkencat e Natyrës, 4700 studentë në total, pra numri i ditëve ku do jemiprezent do jetë në proporcion me madhësinë e fakulteteve. Më pas në finale, nëse dikush ishte sëmurë, do kemi një zyrë qendrore pranë Bashkisë së Tiranës për të gjithë ata që duan, u humbet karta apo gjëra të kësaj natyre”, deklaroi Veliaj.

Më poshte lista e plotë e shërbimeve ku studentët do të kenë lehtësira pas Kartës së Studentit:

TRANSPORTI PUBLIK

Tarifa për transportin qytetas – Aboneja e studentit ka vlerën 600 lekë për një muaj

Tarifa për transportin rrethqytetas –Studentët nëpërmjet kartës së studentit do të përfitojnë abonenë e studentit sipas ligjit përkatës.

MUZETË

Muzeu Historik Kombëtar
Shtëpia me Gjethe
Bunk’Art 1
Bunk’Art 2
Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij
MuzeuArkeologjik
Muzeu i Shkencave të Natyrës
Muzeu i Forcave të Armatosura
Muzeu i Bankës së Shqipërisë
Muzeu Mezuraj
Qendra Botërore Bektashiane

GALERITË

Galeria Kombëtare e Arteve
Galeria Fab
Galeria Zeta
Galeria Kalo
Gallery 70 Contemporary Art
Bazament Art Space
Cod
Art GaleriE.Rira
Vivart Gallery
Tulla Culture Center
Tirana Art Lab
IICAS – International Interactive Contemporary Art Space
Qendra kulturore kombëtare për fëmijë

TEATRO DHE KINEMA

Asetet në varësi të APR- së.

Reja
Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë
Kopshti Zoologjik

SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË

Qendra Multifunksionale TEN
Bibliotekat e Lagjeve
Sheshet Publike

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re