5 muaj larg zgjedhjeve lokale, kryetari i bashkisë  Erjon Veliaj, i cili kërkon një mandat të tretë për të drejtuar Tiranën, ka listuar ndryshimet që kryeqyteti ka pësuar gjate qeverisjes socialiste. Gjatë një takimi me të rinjtë në zonën e Laprakës, Veliaj ka theksuar se qytetarët dinë ta bëjnë diferencën mes socialistëve dhe opozitës.

 

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE SE TIRANES

“Gjasat janë që, kush ka bërë 40 shkolla, i bën edhe katër të tjera. Gjasat janë që kush ka rikthyer dy kinema, bën edhe dy kinema të tjera. Gjasat janë që kush ka liruar 20 terrene sportive, siç liruam terrenin këtu në Laprakë, i liron edhe të tjerat.”

 

 

Tashmë që fushata për Tiranën ka nisur, Veliaj ka theksuar se në zonën e Laprakës është ndërtuar një kinema e janë ndërtuar terrene sportive.

 

 

“ Kur dëgjoja Saliun, me këto kaçarrumat e rinj, që kanë dalë për fushatë, qe thoshte do bëjmë terrene sportive, pyes: Cilat terrene sportive?! Ai e kishte dhënë për pallat fushen këtu në Laprakë. Sot fusha e Laprakës është një nga më të bukurit në Tiranë, i është kthyer komunitetit,”

 

 

Gjatë takimit me të rinjtë, Veliaj premtoi se kampusi i Universitetit Bujqësor së shpejti do të marrë statusin e teknoparkut.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re