Është mbajtur këtë të mërkurë samiti i tretë i grave të biznesit të Diasporës, organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në Tiranë. Ajo që ra në sy gjatë organizimit ishte Flamuri i Shteteve të Bashkuara, i cili  ishte vendosur i përmbysur. Sapo mori fjalën, kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar që të korrigjohet ky veprim i pakujdesshëm nga ana e organizatorëve.

 

 

“Para se të filloj, a kemi dikë nga hoteli këtu, nga menaxhimi? Këtë flamurin amerikan e kemi mbrapsht. Kështu që do të preferoja ose t’i heqim fare, ose t’i respektojmë të gjithë. A kemi dikë që mund ta zhvendosë? S’e kam tek amerikano-filia, edhe pse atë e kam, por e kam te fakti që në Tiranë i bëjmë gjërat perfekt, edhe nuk bëjmë gafa të tilla.”

 

 

Vetëm pasi flamuri është vendosur drejtë, së bashku me flamurin shqiptar dhe atë të BE, Veliaj tha se aktiviteti mund të vijonte normalisht.

 

“Faleminderit! Perfekt! Tani mund të fillojmë. Secili prej nesh do të fyhej nëse kjo do t’i ndodhte flamurit tonë, edhe për shumë zonja që janë shqiptaro-amerikane, besoj që është gjëja e drejtë për të bërë.”

 

 

Edhe ky aktivitet vjen në kuadër të vitit Tirana kryeqytet i rinise evropiane.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re