Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zbuloi në emisionin “Opinion” se do të garojë për një mandatë të tretë për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit.

Veliaj tha se Shqipërisë i duhet një lider i fortë si Edi Rama, ndërsa mohoi se në të ardhmen mund të jetë zëvendësuesi i tij në drejtimin e Partisë Socialiste.

“Unë jam një avokat i faktit që Shqipërisë i duhet një lider si Edi Rama.

Unë pas dy vitesh, dhëntë zoti të kemi bekimin e këtij qyteti, do të garoj për mandatin e tretë si kryetar Bashkie i Tiranës.

Kjo është dashuria e jetës sime, ky është obsesioni që çohem në mëngjes.

E di që duhet të bëj punë të vështirë, ca njërëz mërziten e ca gëzohen por rëndësi ka të marr  vendime të drejta.

Me Edi Ramën kam një kënaqësi të jashtëzakonshme që bashkëpunoj.”-tha Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re